Këtë të martë edhe zyrtarisht kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës së fshatit Burrnik të Ferizajt.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, këtë projekt e ka cilësuar si njërin ndër projektet më madhore që po realizohet në këtë fshat, rrugës e që lidh edhe fshatrat tjera përreth, siç janë Gaçka e Gremja.
“Shumë shpejt pres të fillojmë edhe me projektin e rrugës për Kashtanjevë, që po ashtu paraqet rëndësi të veçante edhe për Ferizajn, sepse shumica e banorëve të Kashtanjevësjanë të zhvendosur në Ferizaj, dhe ata e shohin pikërisht kthimin në vendlindjen e tyre më shumë për të zhvilluar turizmin", ka thënë Aliu.
Kjo rrugë do të ketë një gjatësi prej 10 kilometra dhe me gjerësi prej 6 metrave. Vlera e këtij projekti kap shumën 1.4 milion euro.