Arbëri

PDK: Gjendje alarmante në arsim në Prizren

Descriptive Text

Dega e PDK-së në Prizren, të hënën, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për politizim të arsimit, ndërprerjen e investimeve në rregullimin e infrastrukturës shkollore, sikurse edhe humbjen e orëve mësimore si pasojë e mungesës së mësimdhënësve në procesin arsimor.

Anëtarë të këtij subjekti opozitar gjatë një konference për media kanë vlerësuar se arsimi në Komunën e Prizrenit jo vetëm se nuk po ndryshon gjatë këtij mandati qeverisës, por se i njëjti po keqësohet edhe më shumë nga ditë në ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Ish-deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj ka shprehur qëndrimin se gjendja aktuale e arsimit në Komunën e Prizrenit është shqetësuese dhe alarmante, për arsye se pushteti aktual po mundohet që atë ta kontrollojë përmes ndërhyrjeve politike.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)