Diskriminues e shkelje të të drejtave të njeriut po konsiderohet një udhëzim administrativ i miratuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Koordinatori i fshatrave dhe lagjeve në Komunën e Podujevës, Latif Mehmeti, ka thënë se UA 02/2019 për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, e largon qytetarin prej institucioneve lokale, shkruan sot Koha Ditore.
“Konsiderojmë se ky udhëzim administrativ nuk ka sjellë ndonjë risi, por vetëm e ka komplikuar zgjedhjen e përfaqësuesve të fshatrave dhe lagjeve urbane dhe funksionimin e këtyre këshillave. Me ketë udhëzim administrativ janë shkelur të drejtat e njeriut, ku banorëve të një fshati apo lagjeje iu mohohet e drejta që të kenë përfaqësuesin e tyre të zgjedhur nga vetë banorët e fshatit apo lagjes”, ka thënë Latif Mehmeti.
“Me ketë udhëzim administrativ konsiderojmë se shumica e fshatrave dhe lagjeve do të jenë një hap më larg vendimmarrjes dhe kontaktit me pushtetin lokal. Edhe titulli i këtij udhëzimi administrativ: organizimi, funksionimi dhe bashkëpunimi i komunës me fshatra dhe lagje urbane, nuk përmendet më në brendi, por zëvendësohet me shprehjen këshillat lokale”.
Koordinatori i fshatrave dhe lagjeve në Komunën e Podujevës thotë se neni 4 ua mohon të drejtën qytetarëve që përmes përfaqësuesit të vet të kenë qasje të drejtpërdrejtë me pushtetin lokal.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)