Arbëri

Familja Syla në Pejë në rrezik nga shembja e objektit afër shtëpisë, Komuna s’lëviz

Një objekt i vjetër dhe i demoluar po i shkakton telashe Ali Sylajt, invalid i luftës në Komunën e Pejës.

Muaj më parë, nga erërat ishte shembur një pjesë e këtij objekti, duke ia dëmtuar Sylajt oborrin dhe një pjesë të rrethojave, raporton KTV.

5 vjet më parë, Komuna ia kishte ndarë këtë parcelë Sylajt dhe institucionet qendrore, më pas, i kishin ndërtuar shtëpinë.

Ai thotë se ndihet i rrezikuar nga objekti afër shtëpisë së tij, i cili i takon Komunës.

Kjo e fundit kishte marrë vendim për ta rrënuar këtë objekt, megjithatë, sipas Sylajt, zbatimin e tij e ka neglizhuar.

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga Drejtori i Inspeksionit në Pejë, Leotrim Murtezaj, se pse nuk është rrënuar objekti i vjetër, por kontakti me të ka qenë i pamundur.