Drejtuesit e “Business Forum Prizren” kanë paralajmëruar se në panairin e sivjetmë që do të mbahet më 20, 21 dhe 22 shtator do të prezantohen dhjetëra kompani, ndërkohë që plani është që të punësohen edhe dhjetëra të rinj tek operatorë ekonomikë privatë.
Sipas tyre, në këtë organizim nuk do të mungojnë as mysafirët nga rajoni. Qëllimi i këtyre aktiviteteve, sipas drejtuesve të “Business Forum Prizren” është nxitja e investimeve respektivisht rritjes ekonomike në Kosovë, si dhe punësimi i të rinjve në bizneset e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Nënkryetari i “Business Forum Prizren”, Ideal Qollaku, gjatë një takimi me miqtë e këtij forumi ka pohuar se ngjashëm sikurse në vitet e shkuara kjo organizatë më 20-22 shtator do të mbajë “Panairin e punësimit për të rinj – Prizren 2019”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)