Shpërfillet vendimi i nivelit qendror, rifillon ndërtimi i xhamisë në Lipjan

Shpërfillet vendimi i nivelit qendror, rifillon ndërtimi i xhamisë në Lipjan

Agim Ademi Agim Ademi 13 September 2019 09:31

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan së bashku me një pjesë të banorëve të fshatit Llugaxhi kanë rifilluar punimet për ndërtimin e xhamisë, megjithëse para pak kohësh MAPL-ja dhe MMPH-ja e kanë cilësuar të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit Komunal për ndarjen e lokacionit.

Komuna e Lipjanit ndërkohë ka ndjekur disa procedura të tjera ligjore për t’i dhënë leje ndërtimore KBI-së në Lipjan, derisa vendimet e nivelit qendror janë vonuar më shumë se 15 ditë nga afati ligjor. Rreth ndarjes së kësaj parcele në fshatin Llugaxhi ka pasur dy peticione të kundërta nga banorët, ndërkohë ka pasur edhe konflikte dhe acarime të ndryshme ndërmjet banorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Një pjesë e banorëve para pak ditësh i patën rrënuar gur themelet e xhamisë si shenjë pakënaqësie. Pjesa e pakënaqur e banorëve të këtij fshati kanë thënë se këto telashe më së shumti i ka shkaktuar kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me qëllim të përmbushjes së obligimeve elektorale. Ndërkohë po ashtu reagime ka pasur për ditën e nisjes së punimeve më 11 shtator, kur më 2001 nga një sulm terrorist u rrëzuan Kullat binjake në Amerikë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme