Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e një lagjeje në Fushë Kosovë nuk e duan afër degën e Gjykatës Themelore

Kjo pjesë nga banorët e Fushë Kosovës, shfrytëzohej si vend për rekreacion.

Mirëpo, tashmë ka filluar ndërtimi i objektit të degës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ka nxitur edhe kundërshtimet nga ana e banorëve të lagjen “Bresje”.

Ata thonë që këtë pjesë e kanë shfrytëzuar më së shumti fëmijët e lagjes, raporton KTV.

Banorët tregojnë se kanë mbledhur edhe nënshkrime për t’i kundërshtuar punimet, mirëpo thonë se nuk janë marrë parasysh.

Në anën tjetër, nga komuna thonë që janë në bisedime me banorët dhe do të gjendet një zgjidhje.

Po ashtu, ndërtimi i Gjykatës është parë i nevojshëm për shkak se siç thonë përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës, lehtësimin e marrjes së shërbimeve.

Banorët e Fushë Kosovës thonë që edhe të enjten do të vazhdojnë me kundërshtimin e këtyre ndërtimeve.

Ndërkaq, derisa po kryheshin gërmimet e para, punëtorët kanë hasur në një kabllo të rrymës elektrike që ka shkaktuar edhe ndërprerjen e saj në atë pjesë.

Banorët i kanë treguar KTV-së se në këtë pjesë shtrihet edhe rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit.