Prishtinë, 30 gusht - Ferizajt po i korrigjohet një padrejtësi shumëvjeçare për ta pasur një spital modern që u përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli gjatë një vizite që i bëri sot ambientit ku po ngrihet spitali i ri. Ai shoqërohej nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
“Ky do të jetë një nga spitalet më moderne në Kosovë. Duke parë dinamikën e punimeve, ne besojmë se ky spital do të jetë i gatshëm për qytetarët vitin e ardhshëm”, ka thënë ministri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ferizaj, qytetarët e Ferizajt do ta kenë një spital, i cili do t'i trajtojë të gjitha nevojat e tyre”, ka thënë kryetari Aliu.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka shtuar se tashmë kanë nisur përgatitjet që në momentin e hapjes së këtij spitali, ai të plotësohet me profesionistë shëndetësorë dhe aparatura sipas nevojës.
Ky projekt prej 10 milionë eurosh, është ndërtuar në një hapësirë prej 2.7 hektarësh. Objekti shtatëkatësh, me 22 mijë metra katrorë, do t'i ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet që përmbushin standardet e një spitali të përgjithshëm.