Kryesia e Degës së KDTP-së në Prizren, në mbledhjen e saj të fundit, i ka dhënë mbështetje ish-drejtorit të Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, pas dorëheqjes së tij nga ky post, shkaku i aktakuzës së ngritur nga Prokurori i Shtetit.
Në një komunikatë të partisë që përfaqëson komunitetin turk në organet komunale të Prizrenit, thuhet se Simitçi është detyruar të japë dorëheqje, shkruan sot Koha Ditore.
"Si degë do ta përcjellim deri në fund rastin e drejtorit tonë, që është detyruar të japë dorëheqje si pasojë e pretendimeve të paqëndrueshme, dhe Kryesia e degës e deputetët e kanë njoftuar atë se do t'i ofrohet tërë përkrahja e duhur", thuhet në komunikatën e KDTP-së.
Pas kësaj, sipas njoftimit, është diskutuar se si të veprojnë dega dhe partia në rastet e kësaj natyre.
Ndërkohë edhe kryetari i Degës së KDTP-së në Prizren, Levent Bush përmes një deklarate ka theksuar se respekton vendimin e Simitçiut, pavarësisht se e ka pritur me keqardhje. “Gjithashtu në emër të degës dhe komunitetit turk, Ertan Simitçiun e falënderoj për punën e bërë gjatë kryerjes së detyrës së drejtorit”, ka thënë Bush.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
KDTP-ja kërkon kthimin në post të ish-drejtorit të Financave në Prizren
-
Ish-drejtori i Financave kërkon kthimin në ekzekutiv
-
Simtiçi dorëhiqet nga posti i drejtorit, aktakuzën për të Haskuka e quan tendencioze
-
Pas aktakuzës, jep dorëheqje drejtori i Financave në Prizren
-
Prizreni qe gjashtë muaj pa drejtor të Ekonomisë, Haskuka konsideron rikthimin e të dorëhequrit