Objekti ekzistues i gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë po përgatitet për vitin e ri shkollor me punimet rinovuese që janë duke u kryer në muret e jashtme të këtij objekti.
Por objekti i ri i tij do të nisë së ndërtuari tek vitin tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Deri tash në këtë objekt shkollor, sipas drejtorit të Gjimnazit, Musa Nikçi, është ndërhyrë pas luftës në rinovimin e kulmit, por pa i ndërruar trarët e vjetër, pasi janë konsideruar se ende janë në gjendje të mirë.
Në objektin e ndërtuar 83 vjet më parë i ndjekin mësimet 1 mijë e 870 nxënës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)