Kosovë

PDK: Qeverisja lokale e Lipjanit vazhdon t’i keqpërdorë veturat zyrtare

PDK: Qeverisja lokale e Lipjanit vazhdon t’i keqpërdorë veturat zyrtare

Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Lipjan, kanë akuzuar përfaqësuesit e ekzekutivit në Komunën e Lipjanit për shpërdorim të veturave zyrtare jashtë orarit të punës.

Rreth kësaj çështjeje opozita në Lipjan gjatë muajve të fundit ka reaguar disa herë, mirëpo shqetësimet e tyre nuk janë marrë parasysh nga ekzekutivi. PDK-ja, ka organizuar edhe një konferencë për medie të mërkurën, për t’i publikuar disa video dhe fotografi derisa veturat zyrtare të Komunës vërehen gjatë mesnatës duke lëvizur nëpër qytet dhe nëpër fshatra, shkruan sot Koha Ditore.