Komuna e Deçanit në fillim të marsit të vitit të kaluar ka nënshkruar me organizatën gjermane GIZ memorandumin e bashkëpunimit për menaxhimin e mbeturinave, hartimin e rregulloreve për mbeturina dhe ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të Komunës për menaxhimin e mbeturinave.
Sivjet me shërbime për bartjen e mbeturinave, kompania “Higjiena” mbulon më pak se 30 për qind të territorit të Komunës së Deçanit. Aktualisht, siç thonë në Komunë, ky shërbim është zgjeruar në më shumë se gjysmën e territorit të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, e cila drejtori menaxhon me ndërmarrjen “Higjiena”, aktualisht me këto shërbime janë të mbuluara i tëri qyteti dhe 17 fshatra. Javën e ardhshme, siç thotë ai, nis realizmi i fazës së dytë të projektit për shpërndarjen e kontejnerëve edhe në 13 fshatra tjera, në cilat deri në muajin tetor do të nis shërbimi për bartjen e mbeturinave.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")