Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pjesëmarrje e vogël e pak kërkesa gjatë diskutimeve për buxhetin 2020/22 në komunë të Lipjanit

Lipjan, 26 gusht - Youth Association for Human Rights (YAHR) si monitorues i zhvillimeve në Komunën e Lipjanit, ka monitoruar edhe procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitet 2020/22.

Komuna e Lipjanit në muajin gusht 2019 , duke u bazuar në qarkoren e dytë buxhetore të lëshuar nga Ministria e Financave të Republikës së Kosovës, ka organizuar gjithsej 8 dëgjime buxhetore, por në këto takime ka pasur një numër të ultë të kërkesave të qytetareve, vetëm 61 kërkesa nga afër 155 qytetarë pjesëmarrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Monitoruesit e YAHR-it kanë listuar kërkesat e qytetarëve të cilat janë: Asfaltime të rrugëve brenda fshatrave - 15 kërkesa, ndriçime publik dhe trotuare nga 9 kërkesa, kanalizime - 8 kërkesa, zgjerimi / meremetimi i shkollës dhe zgjidhje të problemeve me ujë të pijshëm nga 4 kërkesa, fusha sportit, asfaltim për lidhjen e dy vendbanimeve, çerdhe për fëmije, vendosja e pengesave nëpër rrugë dhe park i gjelbër - nga 2 kërkesa, ndërsa nga 1 kërkesë ishte për rregullim të shtratit lumenjve dhe për ambulantë shëndetësore.

{gallery}