Arbëri

Sipas Totajt, VV në Prizren ka frikë ta luftojë korrupsionin

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikane një ditë më herët, e cila i bën thirrje kryetarit Haskuka ta shkarkojë një drejtor të komunës të aktakuuar për korrupsion.

Totaj në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin siç ka bërë PDK-ja.

“Është e papranueshme që edhe pas reagimit të shoqërisë civile në Prizren dhe Ambasadës Amerikane të mos merret ende asnjë vendim për shkarkimin e drejtorit me aktakuzë nga Mytaher Haskuka. Duket që Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin. Ata duhet ta largojnë këtë zyrtar të lartë me aktakuzë siç kemi bërë ne nga partia dhe të cilën do ta bëjmë njëjtë edhe në qeverinë e ardhshme. Ata vetëm flasin por nuk kanë guximin të marrin veprime të këtilla” ka shkruar Totaj.