Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikane një ditë më herët, e cila i bën thirrje kryetarit Haskuka ta shkarkojë një drejtor të komunës të aktakuuar për korrupsion.
Totaj në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin siç ka bërë PDK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e papranueshme që edhe pas reagimit të shoqërisë civile në Prizren dhe Ambasadës Amerikane të mos merret ende asnjë vendim për shkarkimin e drejtorit me aktakuzë nga Mytaher Haskuka. Duket që Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin. Ata duhet ta largojnë këtë zyrtar të lartë me aktakuzë siç kemi bërë ne nga partia dhe të cilën do ta bëjmë njëjtë edhe në qeverinë e ardhshme. Ata vetëm flasin por nuk kanë guximin të marrin veprime të këtilla” ka shkruar Totaj.