Kosovë

Komuna e Pejës kërcënon AKP-në me përmbarues për borxhin e tatimit në pronë

Komuna e Pejës kërcënon AKP-në me përmbarues për borxhin e tatimit në pronë
 

Në arkat komunale të katër komunave të rajonit të Pejës mungojnë mbi një milion euro për tatim në pronë, që ishte dashtë të ishin, nëse Agjencia Kosovare e Privatizimit i kishte paguar obligimet e saj që i ka ndaj Komunës së Pejës, Istogut, Klinës dhe Deçanit.

Vetëm Komunës së Pejës, siç thotë drejtori i Financave në këtë komunë, Jeton Abazaj, AKP-ja ia ka borxh 1 milion e 200 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.