22 motokultivatorë janë ndarë për fermerët vushtrrias nga një donacion i komunës së Vushtrrisë.
Në ceremoninë e ndarjes së motokultivatorëve, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka thënë se prioritet i Komunës është përkrahja e bujqësisë.
“Prioritet yni është që ta përkrahim bujqësinë, me qëllim të zbutjes së papunësisë dhe rritjes së mirëqenies sociale të njerëzve tanë e sidomos atyre që jetojnë në zonat rurale dhe kanë nevojë për mbështetje”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas njoftimit, përveç mjeteve buxhetore nga të hyrat vetanake të Komunës, fermerët përfitues të motokultivatorëve kanë participuar me nga 560 Euro.