Komuna e Podujevës realizon 41 për qind të planifikimit të të hyrave për gjashtë muaj

Komuna e Podujevës realizon 41 për qind të planifikimit të të hyrave për gjashtë muaj

Nexhat Tovërlani 14 August 2019 08:59

Zyrtarët komunalë të Podujevës nuk kanë arritur të realizojnë as gjysmën e të hyrave të planifikuara për vitin 2019.

Për gjysmën e këtij viti ata kanë arritur të inkasojnë 41 për qind të këtyre të hyrave nga ato që i kanë planifikuar, transmeton Koha Ditore.

Shuma që kanë planifikuar të realizojnë për sivjet është 1.588.175 euro nga të hyrat.

Ndërkohë, për periudhën janar-qershor ata kanë arritur të inkasojnë 655.153 euro, ose 41 për qind nga planifikimi.

Më së shumti mjete kanë realizuar nga taksat komunale, 292.648 euro, e ku përfshihen licencat dhe lejet (200 mijë janë planifikuar, janë realizuar vetëm 21.664 euro), certifikatat dhe dokumentet zyrtare (janë realizuar 42.882 euro, janë planifikuar 150 mijë), taksat e pajisjeve motorike (gjobat në trafik, regjistrimi i automjeteve, agjencia e pyjeve), lejet për ndërtesa (planifikimi i 230 mijë - realizimi 48.201), taksat e tjera komunale (aktivitetet gjeodezike dhe shërbimet e inspektimit).

Megjithatë, shuma e realizuar është larg planifikimit për këto të hyra ku janë paraparë 828.175 euro për 2019.

Pas taksave komunale, tatimi në pronë ka mbledhur më shumë të hyra (212.999 euro) e që është gjysma e planifikimit (52 për qind). Pastaj ngarkesat komunale 105.529 euro nga 250 mijë të planifikuara e ku përfshihen ngarkesat rregullatore, të hyrat nga qiraja (shfrytëzimi i pronës komunale), bashkëpagesat në arsim dhe shëndetësi e ngarkesat tjera komunale. Më së paku mjete janë realizuar nga gjobat e gjykatës 8.870 euro dhe të hyrat e tjera (të ardhurat nga taksat administrative) 35.107 euro....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme