Kosovë

Fillon ndërtimi i ujësjellësit për fshatin Orllan

Fillon ndërtimi i ujësjellësit për fshatin Orllan

Banorët e fshatit Orllan dhe fshatrave përreth do të bëhen me ujë të pijes. Ky projekt që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Podujevës ka filluar të ndërtohet të mërkurën.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm ministri në ikje i MMPH-së, Fatmir Matoshi, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, zyrtarë tjerë e banorë të shumtë. Ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Orllan ka filluar, raporton “Koha Ditore”.