Arbëri

Opozita në Prizren kërkon shkarkimin e drejtorit me aktakuzë

Descriptive Text

Zyra e kryetarit të Komunës së Prizrenit ka bërë të ditur se bartësi i këtij institucioni nuk do të ndërmarrë veprime të menjëhershme sa i përket rastit të drejtorit të Financave, Ertan Simitçi, ndaj të cilit Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në anën tjetër, nga zyrat e partive opozitare ka thirrje që kryetari Mytaher Haskuka ta shkarkojë drejtorin e Ekzekutivit të tij, për ta jetësuar premtimin e dhënë për qeverisje me “duar të pastra”.

Ndërkaq drejtori Simitçi ka theksuar se nuk ka pranuar ende asgjë zyrtare nga Prokuroria dhe se nuk mund të komentojë më shumë. Edhe Zyra e kryetarit ka pohuar se për rastin është njoftuar vetëm përmes mediave.

“Rasti në fjalë ka të bëjë gjatë qeverisjes së kaluar dhe kryetari lidhur me këtë rast është njoftuar vetëm nëpërmjet mediave dhe nuk e ka parë dosjen e rastit”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra e kryetarit Haskuka. Aty është theksuar se kryetari pasi të ketë qasje në këtë dosje “rasti do të hulumtohet në detaje për të kuptuar se çka ka ndodhur në të vërtetë në qeverisjen e kaluar”.

Në të njëjtën kohë është theksuar se premtimi për qeverisje me duar të pastra do të mbahet, por është vënë dilema në besueshmërinë ndaj Prokurorisë, pas zhvillimeve të fundit në raport me të....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)