Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizrenasit kërkojnë më shumë investime infrastrukturore

Ekzekutivi i Komunës së Prizrenit, të martën, ka raportuar para qytetarëve për punët e realizuara në 6-mujorin e parë të këtij viti. Në këtë takim, lidershipi komunal ka informuar qytetarët për zotimet dhe projektet e jetësuara. Në anën tjetër, qytetarët kanë paraqitur kërkesat e ndryshme për rregullimin e infrastrukturës, si dhe për investime të tjera publike për përmirësimin e jetesës në vendbanimet e tyre.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për më shumë se 45 minuta ka paraqitur raportin e punës për pjesën e parë të vitit. Ai ka theksuar se në fushatën elektorale ka prezantuar 44 zotime, prej të cilave 12 janë realizuar, 29 janë në proces dhe 3 sosh që nuk kanë filluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Siç dihet, prioritetet tona të qeverisjes janë shërbimet efikase, regjenerimi urban, arsimi cilësor, zhvillimi i bujqësisë, trashëgimisë kulturore, turizmit, zhvillimi ekonomi dhe shëndetësia funksionale”, ka thënë Haskuka, duke i numëruar në vijim disa nga projektet kryesore të realizuara apo që janë në realizim e sipër.

Ai ka theksuar se me Bankën Botërore po punohet në thjeshtimin e procedurave administrative, ku ka përfunduar analiza e 170 shërbimeve, ku 70 për qind prej tyre edhe mund të thjeshtohen. Pas kësaj ka përmendur projektin “One Stop Shop” në administratë që pritet të përfundojë brenda këtij viti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)