Arbëri

Një rrugë në Viti nis së asfaltuari për herë të dytë, kritikohet Komuna

Kjo rrugë në qytetin e Vitisë është asfaltuar përsëri, disa muaj pasi që ishte përfunduar.

Zyrtarët e Komunës thonë se ky ishte vendim i tyre, pasi kanë konstatuar se cilësia e asfaltit ka qenë e dobët, raporton KTV.

Banorët e Vitisë thonë se zyrtarët komunalë është dashur që nga fillimi t’i monitorojnë punimet, në mënyrë që të mos vihet deri të riasfaltimi i rrugës.

Por, sipas opozitës në këtë komunë, vendimi është marrë vetëm që pushtetarët të keqpërdorin paranë publike.

E nënkryetari i Vitisë thotë se opozita nuk ka argumente për akuza të tilla.

Sipas opozitës në këtë komunë, ky nuk është projekti i vetëm që është përsëritur, derisa Komuna nuk e di saktë sa ka qenë vlera e asfaltimit të rrugës.