Cilësia e dobët e punimeve detyron kompaninë ta riasfaltojë rrugën

Cilësia e dobët e punimeve detyron kompaninë ta riasfaltojë rrugën

Feim Azemi 29 July 2019 11:31

Pushteti komunal e ka detyruar një kompani që të riasfaltojë një rrugë në qytetin e Vitisë, shkaku i cilësisë së dobët të asfaltit.

Komunarët kanë deklaruar se ata nuk kanë shpenzuar asnjë cent për riasfaltimin e rrugës, ngase barra e shpenzimit i ishte vënë kompanisë, e cila nuk i kishte kryer punimet e rrugës sipas standardeve.

Mirëpo opozita në këtë komunë po akuzon qeverisjen komunale se është duke implementuar projekte jashtë standardit dhe se shumë rrugë janë dëmtuar, ngase punimet nuk janë cilësore. Si shembull kanë përmendur edhe dëmtimet e rrugës në fshatin Terpeze dhe në fshatrat e tjera.

Mirëpo drejtori i buxhetit në Komunën e Vitisë, Ibrahim Rama, deklaron se ata nuk do të pranojnë punimet të cilat janë jashtë standardeve, ngase për këtë ekziston një mbikëqyrje e duhur nga ana e tyre. Ai thotë se Komuna nuk ka qëllim që të dëmtojë buxhetin komunal ashtu siç akuzohen nga ana e opozitës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme