Kosovë

Sot ditë zie në Rahovec

Sot ditë zie në Rahovec

Sot Komuna e Rahovecit është në ditë zie pas humbjes së jetës së tre personave në një aksident të rëndë trafiku të premten e kaluar në Bërnjak.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.