Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Petrovë të Shtimes, banorët kërkojnë ndërrimin e shtyllave të rrezikshme elektrike

Janë rritur duke i pasur shumë pranë shtëpive, shtyllat elektrike. Por, me kalimin e kohës, ato janë vjetruar dhe banorët e fshatit këtu në Petrovë, po kërkojnë ndërrimin e tyre, raporton KTV.

Një intervenim i Komunës së Shtimes për rregullimin e trotuarit po ndikon edhe në qëndrueshmërinë e shtyllave.

Banorët ndihen të rrezikuar se mund të ndodhë një fatkeqësi dhe thonë se ndërrimi i tyre është i domosdoshëm.

Komuna e Shtimes, në anën tjetër, thotë të ketë kërkuar nga KEDS-i që të intervenojë në këtë pjesë.

Drejtoresha e shërbimeve publike, Shqipe Rexha, tregon se ka marrë përgjigje pozitive nga ta.

Edhe Në Dugë të Shtimes shtyllat elektrike “rrinë” në ajër Arbëri Në Dugë të Shtimes shtyllat elektrike “rrinë” në ajër

Ndërkohë, banorët thonë se më i nevojshëm se trotuari, ka qenë rregullimi i rrjetit të kanalizimit dhe ndriçimi.

Megjithatë, Komunës, rregullimi i trotuarit në këtë fshat, që pritet të përfundojë shumë shpejt, i ka kushtuar rreth 17 mijë euro.