Arbëri

LDK: Aderimi i tre këshilltarëve në AAK është shitblerje

Descriptive Text

Shitblerje, servilizëm e me shumë epitete të tjera u kanë adresuar zyrtarët e Degës së LDK-së në Obiliq të ikurve nga kjo parti. Shefi i deritashëm i Grupit të këshilltarëve të kësaj partie, Shaip Paloja, dhe dy këshilltarë të tjerë, Fatmir Bekteshi e Arbnore Nasufi, kanë aderuar në AAK-në, parti kjo në pushtet në këtë komunë.

AAK-ja është bërë me 8 këshilltarë komunalë e LDK ka mbetur me 2, ndërkohë që nga zgjedhjet kishin dalë të barabartë me numër të këshilltarëve (me nga 5). Kryetari i Degës së LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi, ka thënë se kjo çka ka ndodhur tash është vetëm zyrtarizim pasi, sipas tij, këta këshilltarë të LDK-së asnjëherë nuk kanë mbrojtur interesat e partisë që kanë përfaqësuar, shkruan sot Koha Ditore.

“Tashmë veç e kanë zyrtarizuar servilizmin e tyre, pasi ata prej se janë këshilltarë komunalë asnjëherë nuk e kanë mbrojtur interesin e LDK-së, por të partisë në pushtet. Këtë e kanë bërë për interesa të tyre, pasi dikujt ia kanë bërë motrën drejtoreshë, dikujt diçka tjetër, etj.”, ka thënë ish-kryetari i Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi.

Edhe më e ashpër ka qenë në një komunikatë Kryesia e LDK-së për ish-bashkëpartiakët e tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)