Arbëri

Mbi 30 ankesa qytetare ndaj emërtimit të rrugëve në Gjilan

Descriptive Text

Komisioni i ri për shqyrtimin e ankesave, i cili është themeluar nga Kuvendi Komunal, të hënën ka bërë të ditur se deri tani ata kanë pranuar 33 ankesa të qytetarëve ndaj emërtimeve të rrugëve. Komisioni ka kërkuar që qytetarët t’i dorëzojnë ankesat e tyre ngase më 26 korrik mbyllet edhe afati për pranimin e ankesave.

Pushteti komunal në muajin qershor ka inauguruar sistemin e adresave, me të cilin janë vendosur 19 mijë e 223 tabela emërtuese në rrugë e sheshe. Në atë periudhë janë dorëzuar 50 ankesa me shkrim. Komunarët kanë deklaruar se komisioni i ri do të shqyrtojë ankesat e qytetarëve dhe se do të korrigjohen edhe gabimet në emërtimet, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Administratës në Gjilan, Bardhyl Syla, ka thënë se ata do t`i trajtojnë edhe ankesat e mëparshme, të cilat lidhen me procesin e rrugëve dhe se numri total i ankesave është mbi 100. Ai thotë se 26 korriku është data e fundit për dorëzimin e ankesave ku edhe synohet që të përmbyllet procesi. “Deri tash janë 33 ankesa prej momentit kur kam hapur njoftimin dhe deri të premten ka afat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)