Ndërtimi i kolektorit kryesor të Komunës së Podujevës, që pritet të realizohet nëpërmjet një kredie të butë nga Austria, është duke u zvarritur për më shumë se dy vjet. Ky projekt, nëpërmjet të cilit synohet bartja e të gjitha ujërave të zeza në fshatin Lupç, do të duhej të fillonte para 27 muajsh.
Zyrtarët komunalë nuk kanë treguar arsyet e kësaj vonese, por kanë premtuar se brenda pak ditësh do të përcaktohen afatet dhe dinamika e realizimit të këtij projekti. Zëdhënësi, Nazmi Elezi, thotë se kjo do të ndodhë pasi të vijnë në Podujevë përfaqësuesit e UniCredit Bank, shkruan sot Koha Ditore.
“Në shtator të vitit të kaluar ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG, Sabina Eder, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza, ndërtimin e kolektorit kryesor në Komunën e Podujevës. Kjo marrëveshje është ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës dhe është përzgjedhur kompania, e cila do t’i kryejë punimet”, ka thënë Nazmi Elezi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)