Malishevë, 22 korrik - Njëqind vite më parë, në fshatin Gurbardh, kishte ndodhur një prej masakrave më të mëdha të asaj kohe, ku forcat serbo-malazeze kishin vrarë 22 banorë.
Në kujtim të kësaj masakre dhe në kujtim të të vrarëve, sot kanë filluar punimet për rregullimin e varrezave të martirëve, të vrarë në këtë masakër.
Në fillimin e punimeve për rregullimin e këtyre varreza morën pjesë edhe zyrtarë komunalë.
Projekti për rregullimin e varrezave të 22 martirëve të masakrës së Gurbardhit, të vrarë njëqind vite më parë, financohet nga Komuna e Malishevës.