Kosovë

Inspektorati i Komunës së Lipjanit rekomandon mullisët t`i kalibrojnë peshoret

 

Inspektorati i Komunës së Lipjanit gjatë inspektimit në terren ka hasur në parregullsi të peshoreve të mullisëve, ndaj ka rekomanduar kalibrimin e tyre.

Drejtori i Inspektoratit, Imer Rrustemi, nëpërmjet raportit për muajin qershor, ka thënë se në mesin e aktiviteteve janë inspektuar të gjithë mullinjtë që operojnë në Komunën e Lipjanit për t’i parë nga afër kushtet e tyre të punës, kushtet higjienike-sanitare dhe për t’i obliguar që ta bëjnë kalibrimin e peshoreve.