Kontrata punësimi në kundërshtim me ligjet dhe konkurset në Podujevë

Kontrata punësimi në kundërshtim me ligjet dhe konkurset në Podujevë

Nexhat Tovërlani 22 July 2019 08:30

Në kundërshtim me Ligjin për shërbyesit civilë dhe konkurset e saj ka lidhur kontrata Komuna e Podujevës gjatë vitit të kaluar. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur plotë dallavere në këto punësime.

Rreth 30 punëtorë me kontrata mbi vepër ka angazhuar kjo komunë në vitin 2018 për periudha më shumë sesa që e lejon Ligji. Rastet që i ka testuar ZKA-ja ka gjetur se zyrtarët komunalë kishin përdorur procedura të thjeshtëzuara për t’i pranuar këta punëtorë që veç ishin duke punuar, shkruan sot Koha Ditore.

“Sipas Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil, neni 12, pika 4 dhe Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, neni 10, lejohet lidhja e kontratave për shërbime të veçanta për detyra specifike. Në bazë të kësaj, Komuna për realizimin e shërbimeve të domosdoshme kishte angazhuar 29 persona përmes Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV)”, thuhet në raportin e Auditorit për vitin 2018.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme