Arbëri

Penda e Përlepnicës afër mbylljes shkaku i rënies së nivelit të ujit

Kompania e ujësjellësit “Hidromorava” vazhdon me aplikimin e reduktimeve, por nuk ka arritur të vërë kontroll ndaj shpenzimit të ujit. Për këtë shkak, niveli i pendës në Pëlepnicë ka shënuar rënie të ndjeshme.

Të premten, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe drejtues të “Hidromoravës” kanë përmendur mundësinë e mbylljes së pendës.

Haziri ka deklaruar së në rast të përkeqësimit të situatës tek Penda atëherë ata do të gjejnë alternativa për furnizimin e banorëve me ujë të pijes, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka shfaqur shpresën se Qeveria do të miratojë vendimin për ndarjen e mjeteve financiare, të cilat do të përdoren për shpimin e puseve të reja që do të integrohen në rrjetin e ujësjellësit me qëllim që të lehtësohet furnizimi me ujë.

Ndërkaq kryeshefi ekzekutiv i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, ka deklaruar se ardhja e diasporës ka ndikuar që të ketë shpenzim edhe më të madh të ujit. Ai ka deklaruar se niveli i ujit tek Penda e Perlepnices është duke shënuar rënie. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)