Devijimi i rrjedhës së Erenikut rrezikon Junikun të mbetet pa ujë

Devijimi i rrjedhës së Erenikut rrezikon Junikun të mbetet pa ujë

19 July 2019 13:15

Banorët e komunës së Junikut sot kanë protestuar kundër vendimit për marrjen e Lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhës natyrale të tij me qëllim të furnizimit me ujë të pijes për disa fshatra të Gjakovës.

banorëve ndryshimi i rrjedhës së lumit Erenik rrezikon që Juniku të mbetet pa ujë.

Përmes pankartave "Ta mbrojmë Erenikun ", "Mos ma prek Erenikun" , "Ereniku jetë për Junikun, " Juniku po mbetet pa ujë, " E drejta ligjore dhe natyrore mbrojnë Junikun", "Mos m'le pa ujë" junikasit e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe komunës së Gjakovës dhe kërkuan pezullim sa më të shpejt të këtyre vendimeve, raporton KSP.

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi tha se janë të zemëruar që sot kanë dal të protestojnë kundër veprimeve jo të ligjshme të institucioneve që thirren që të mbrojnë mjedisin natyror.

Si i pari i kësaj komune ai tha se nuk janë kundër furnizimit me ujë për qytetarët e fshatrave të Gjakovës, por që sipas tij alternativat e tyre të ofruar nga komuna e Junikut nuk janë marr parasysh.

Kuçi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj që të shfuqizojë vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Gjakovës për devijim të rrjedhës së lumit Erenik.

Kreu i Junikut ka deklaruar se nuk do të ndalen drejt pengimit të këtij veprimi që do e lë Junikun dhe fshatrat e saj pa ujë.

Kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik, Ruzhdi Shehu tha se institucionet e Kosovës duke e përkrahur këtë veprim për lumin Erenik janë duke bërë një precedent. Sipas tij ndryshimi i rrjedhës së lumit Erenik pamundëson zhvillimin ekonomik dhe të turizmit në këtë anë.

Ditë me parë, kryetari i Junikut, Agron Kuçi përmes një letre publike ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që të bëjë shfuqizimin e vendimit të komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Mjedisit për shfrytëzim të rrjedhës së Lumit Erenik për furnizim me ujë të pijes për disa fshatra të Gjakovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme