Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me kryetarin e komunës së Kaçnikut Besim Ilazi, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, ka vënë gurëthemelin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ali Asllani” në fshatin Doganaj.
Bytyqi tha se fillimi i ndërtimit të kësaj shkolle është edhe obligim si Ministri e Arsimit, për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
“Ne si ministri po marrim për obligim që këto ambiente ti shndërrojmë në ambiente moderne”, tha Bytyqi.
Ai po ashtu tha se hapi i parë është që të ketë objekte moderne, hapi i dytë është angazhimi i përbashkët për mësimdhënie dhe mësimnxënie moderne.
“Ky projekt , i cili është ndarë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, është mjaftë modern dhe ka vlerë 1 milion e 150 mijë euro , me çkado të krijohen standardet e larta të ambienteve shkollore”, tha Bytyqi.