Obiliqi shqipton 13 gjoba ndaj ndotësve

Obiliqi shqipton 13 gjoba ndaj ndotësve

18 July 2019 13:38

Komunarët e Obiliqit kanë shqiptuar 13 gjoba ndaj ndotësve të mjedisit gjatë vitit 2018 dhe deri në muajin qershor të këtij viti. Në përgjigjet e Zyrës për informim të kësaj komune thuhet se gjobat janë shqiptuar për hedhje të mbeturinave në vende joadekuate, dheut, materialit ndërtimor dhe ndezje zjarri.

“Bazuar në udhëzimet administrative të gjobave mandatore dhe Ligjeve në fuqi gjatë viteve 2018 dhe 2019 janë shqiptuar 13 gjoba. 5 gjoba janë shqiptuar për hedhje te dheut, 1 gjobë për hedhje të mbeturinave, 3 gjoba për hedhje të materialit ndërtimor (inert), 1 gjobë për ndezje të zjarrit, 1 gjobë për hedhje të dheut, 1 gjobë për hedhje të mbeturinave, 1 gjobë për hedhje të materialit ndërtimor”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim, shkruan sot Koha Ditore. 

“Që nga koha sa unë udhëheq DMM-në (Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit v.j.) kemi realizuar aksione dhe pastrime në këtë fushë, po ashtu edhe ligjërata vetëdijesuese, prandaj jemi mirë me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe OJQ-ve që merren me këtë punë. Ne kemi fokus vetëdijesimin, si dhe respektimin e ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi”, thuhet më tej.

Gazeta ka kërkuar përgjigje rreth shqiptimit të gjobave edhe nga Komuna e Podujevës, Fushë-Kosovës dhe Graçanicës që nga data 24 qershor, por zyrtarët e të njëjtave komuna nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme