Ujësjellësi i Gjakovës siguron konsumatorët për cilësi të lartë të ujit

Ujësjellësi i Gjakovës siguron konsumatorët për cilësi të lartë të ujit

15 July 2019 14:14

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët se uji i pijshëm është i cilësisë së lartë dhe i dëshmuar sipas analizave edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

KRU “Gjakova” thotë se cilësia e ujit të këtij ujësjellësi gjithnjë ka qenë dhe është shembull në Kosovë dhe rajon.

“Me vërejtjen e disa konsumatorëve tanë, të cilët i kemi të shenjtë, ne gjithmonë mundohemi maksimalisht që t’iu kthejmë përgjigje në kërkesat e tyre. Ata këtë herë kanë kërkuar sqarime përse në disa lokale në Gjakovë, kualiteti i ujit nuk është i cilësisë së lartë. Ne ishim në ato lokale dhe i bëmë analizat dhe konstatuam se uji që ato lokale përdorin nuk është ujë nga rrjeti ynë i ujësjellësit, por nga puset e tyre vetjake”, thuhet në njoftim.

KRU Gjakova për këtë e kanë njoftuar Inspektorati sanitar, ndërsa lusin konsumatorët që të bëjnë mirë përzgjedhjen e lokaleve, ose të pyesin për burimin e tyre të furnizimit me ujë, sepse në të kundërtën kompania nuk mban përgjegjësi për ujin që nuk është nën kontrollin e tyre. /KsP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme