Arbëri

Pas shtatoreve të Shabanit e Hamzës në Drenas, edhe ajo e Adem Jasharit merr formë

Foto: Ramiz Lladrovci / FB

Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, ka hyrë në procedurën e realizimit të saj në argjilë për të vijuar pastaj në bronz.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në Facebook se pas finalizimit të shtatoreve të Shaban e Hamzës Jasharit, edhe shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, ka hyrë në procedurën e realizimit të shtatores në argjilë për të vijuar pastaj të tria në bronz.

“Tri shtatoret, nga nëntori, në Sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ në Drenas, përjetësisht do t'i japin vlerë, bukuri dhe mesazh gjeneratave se sa e vlefshme dhe sa e çmueshme është liria. Lavdi e përjetshme Jasharëve legjendarë”, ka shkruar ai.