Arbëri

Objekti i çerdhes në Miradi qe dhjetë vjet i mbyllur

Banorët e fshatit Miradi e Poshtme detyrohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe private në qytetin e Fushë-Kosovës, ndërkohë që objektin e dedikuar për këtë çështje e kanë përskaj shtëpive të tyre. Kjo çerdhe, që është ndërtuar para një dekade në këtë fshat, nuk është funksionalizuar asnjëherë deri tash.

E për këtë banorët e Miradisë së Poshtme përgjegjës i kanë bërë zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës. Ata kanë thënë se komunarët asnjëherë nuk interesohen për problemet e këtij fshati. Alban Krasniqit, i cili thotë se i ka dy fëmijë të vegjël, i duhet të paguajë rreth 150 euro për t’i dërguar fëmijët e tij në çerdhet private në qytet, shkruan sot Koha Ditore.

“Po, Komuna duhet me dhanë përgjegjësi pse nuk u hap çerdhja. Na i çojmë fëmijët në Fushë-Kosovë nëpër çerdhe private. Unë i kam dy fëmijë që i çoj në çerdhe dhe afro 150 euro më kushton me çerdhe e me rrugë. A çerdhen në derë të shpisë e kam të mbyllur. Krejt fëmijët çka i kemi të vogël i çojmë në Fushë-Kosovë secili privatisht”, thotë Alban Krasniqi.

Sipas tij, banorët e fshatit e kanë paraqitur këtë shqetësim në komunë, por që deri tash asnjë zgjidhje nuk u është ofruar.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)