Katërmbëdhjetë dëgjime publike për planifikimin buxhetor për tre vjet në Pejë

Katërmbëdhjetë dëgjime publike për planifikimin buxhetor për tre vjet në Pejë

10 July 2019 11:01

Me mbajtjen e dëgjimit me qytetarë, të hënën mbrëma, Komuna e Pejës ka nisur mbajtjen e 14 dëgjimeve publike gjatë këtij muaji me banorët në pjesët urbane dhe rurale për planifikimin buxhetor në kuadër të Kornizës Afatmesme Buxhetore për tre vjetët e ardhshëm 2020 deri 2022.

Në këto takime do të mblidhen kërkesat e qytetarëve, të cilat pastaj nga Komisioni i Kuvendit dhe nga Komisioni i Komunës do të nxirren prioritetet në mënyrë proporcionale në bazë të kapaciteteve buxhetore për hartimin e buxhetit të Komunës për vitin 2020-2022, me të cilën ekzekutivi i Pejës ia ka vënë vetes pesë prioritete për këta tre vjet, shkruan sot Koha Ditore.

Forcimi i ekonomisë komunale, përmirësimi i shëndetësi dhe i mirëqenies sociale, përmirësimi i ambientit dhe qëndrueshmëria e tij, ta bëjnë këtë komunë vend më të sigurt dhe i drejtë për të gjithë, si dhe ofrim të shërbimeve efikase që u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme