Kosovë

Dështon ndërtimi i laurave në Pejë e Junik, por jo në Deçan

Dështon ndërtimi i laurave në Pejë e Junik, por jo në Deçan
 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Drejtoria e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nuk po ia arrijnë t`i ndërtojnë laurat në Rugovë dhe Junik, me të cilat Ministria dhe Drejtoria e parkut kanë për qëllim menaxhimin më të mirë, mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në parqet nacionale.

Ministria ka paraparë që projekti për ndërtimin e katër laurave në këtë pjesë të Dukagjinit, një në Grykë të Rugovë, një në Grykë të Junikut dhe dy në Deçan, të përfundojë deri në fund të muajit maj. Megjithëse është zvarritur pak, në Deçan janë para përfundimit dy laurat, siç e konfirmoi për “Kohën Ditore” Fatmir Morina, drejtor i Drejtorisë për administrimin e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë.