Kosovë

Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë pajiset me dhomë miqësore për fëmijët

Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë pajiset me dhomë miqësore për fëmijët

Në kuadër të projektit “Mbështetje për shërbime më të mira sociale”, Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë është pajisur me një dhomë miqësore për fëmijët të cilët kanë nevojë për përkujdesje të marrin shërbime nga kjo qendër.

Ky projekt është realizuar nga Organizata “Save the Children” në bashkëpunim me Caritas Kosova dhe është financuar nga European Union Kosovo dhe Sida - Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.