Arbëri

​Agim Veliu rizgjidhet kryetari i degës së LDK-së në Podujevë

Dega e LDK-së në Podujevë, sot mbajtur Kuvendin zgjedhor, ku ka rizgjedhë për kryetar, Agim Veliun.

Siç njofton LDK, gjatë gjithë procesit zgjedhor ka pasur interesim shumë të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë për përfshirje në proceset dhe aktivitetet e LDK-së. Veçanërisht ky proces u karakterizua me përfshirje të shumë të të rinjve.

Kryetari i Degës së Podujevës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj të gjithë aktivistëve që siguruan gjithëpërfshirje dhe mbarëvajtje në këtë proces.

“Dega në Podujevë mbetet bastion i LDK-së dhe ky proces demokratik rikonfirmon fuqinë e LDK-së për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme që do ta nxjerrin LDK-në partinë më të madhe në vend”, thuhet në njoftim.