Arbëri

INPO me peticion kundër shndërrimit të parkut në parking në Ferizaj

Iniciativa për Progres INPO në Ferizaj ka nisur përgatitjen e një peticioni për ta kundërshtuar vendimin e Kuvendit Komunal për shndërrimin e parkut të gjelbër në parking për vetura.

Nëpërmjet këtij peticioni, i cili mund të nënshkruhej nga qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kjo OJQ kërkon nga institucionet e Komunës në Ferizaj t’i ndalojnë punimet në oborrin e ish-çerdhes së fëmijëve afër Spitalit të Ferizajt me arsyetim se kjo hapësirë duhej të mbetet park i gjelbëruar derisa atë e parasheh edhe Plani Zhvillimor Komunal, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç peticionit, kjo OJQ ka organizuar edhe një marsh protestues, i cili pritet të realizohet të premten më 28 qershor duke filluar nga ora 11:30 prej çerdhes “Ardhmëria” deri te objekti para Komunës. Kjo protestë do të organizohej me moton “Kundër Betonizimit të hapësirave të gjelbëruara”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)