Arbëri

Sivjet 89 nxënës më pak për regjistrim në klasat e dhjeta në Pejë

Në gjashtë shkolla të mesme të Pejës janë hapur dyert për tri ditë, nga dita e hënë e deri ditën e mërkurë, për dorëzimin e dokumentacioneve për regjistrim në klasat e dhjeta.

Drejtoria e Arsimit për sivjet në klasat e dhjeta ka planifikuar të pranojë 1 mijë e 986 nxënës, 89 nxënës më pak se vitin e kaluar. Prej numrit të përgjithshëm prej 1 mijë e 986 nxënës, që janë planifikuar të regjistrohen në gjashtë shkollat e mesme, siç tregon Shqipe Gjuka, zyrtare në Drejtorinë e Arsimit për arsimin e mesëm të lartë, 1 mijë e 454 nxënës janë planifikuar të i regjistrojnë në 44 profilet në pesë shkollat e mesme profesionale, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë numër të përgjithshëm është i përfshirë edhe numri prej 156 nxënësve që duan të i regjistrojnë në gjuhën boshnjake në këto shkolla. Në gjimnaz janë planifikuar të regjistrohen 532 nxënës, njëjtë sa kanë qenë edhe vitin e kaluar në të dy drejtimet, atë shkencor dhe shoqëror.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)