Kosovë

Qytetarët e Prizrenit kërkojnë investime në infrastrukturë

Qytetarët e Prizrenit kërkojnë investime në infrastrukturë

Investimet në infrastrukturë, përmirësimi i shërbimeve publike, mbrojtja e mjedisit dhe qëndrueshmëria e shërbimeve shëndetësore kanë dominuar kërkesat e qytetarëve të lagjeve e fshatrave të Prizrenit në konsultimin publik për hartimin e Kornizës afatmesme buxhetore 2020-2022.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar nga zyrtarët e Ekzekutivit që më pak të flasin e më shumë të angazhohen në punë. Ndërkohë propozime kanë dhënë edhe disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës e nënkryetarja për komunitete për buxhetimin e projekteve për vitin e ardhshëm dhe dy vjetët në vijim, shkruan sot Koha Ditore.