Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët e Prizrenit kërkojnë investime në infrastrukturë

Investimet në infrastrukturë, përmirësimi i shërbimeve publike, mbrojtja e mjedisit dhe qëndrueshmëria e shërbimeve shëndetësore kanë dominuar kërkesat e qytetarëve të lagjeve e fshatrave të Prizrenit në konsultimin publik për hartimin e Kornizës afatmesme buxhetore 2020-2022.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar nga zyrtarët e Ekzekutivit që më pak të flasin e më shumë të angazhohen në punë. Ndërkohë propozime kanë dhënë edhe disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës e nënkryetarja për komunitete për buxhetimin e projekteve për vitin e ardhshëm dhe dy vjetët në vijim, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në hapje të konsultimit publik, drejtori për Financa, Ertan Simitçi ka theksuar se organet komunale në muajin prill të këtij viti kanë organizuar tetë dëgjime publike rreth KAB-it dhe se pas pranimit të qarkores së parë nga niveli qendror, Komuna është e obliguar që të mbajë edhe një konsultim publik.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)