Kosovë

Kundërshtohet shndërrimi i Parkut të Qytetit të Ferizajt në parking automjetesh

Kundërshtohet shndërrimi i Parkut të Qytetit të Ferizajt në parking automjetesh

Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj dhe organizata joqeveritare INPO, janë bërë bashkë kundër veprimit të Komunës, me të cilin Parku i gjelbër shndërrohet në parking për automjete.

Parcela me sipërfaqe prej afro 7 arësh në qendër të Ferizajt tashmë i është dhënë në shfrytëzim kompanisë “Ambienti” për hapjen e një parkingu duke mos i respektuar procedurat e ankandit publik. Në këtë parcelë në të kaluarën ishte e ndërtuar çerdhja e vjetër e qytetit për fëmijë, ndërkaq me Planin Zhvillimor Komunal është e planifikuar të mbetet Park i gjelbër për qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.