Kosovë

Kllokotit i mungojnë dokumentet kryesore për zhvillimin komunal

Kllokotit i mungojnë dokumentet kryesore për zhvillimin komunal
 

Qeverisja komunale e Kllokotit nuk ka dokumente me të cilat përcaktohet zhvillimi i Komunës. Kësisoj, asaj i mungon plani urbanistik e hapësinor, gjersa nuk është hartuar as strategjia për zhvillim. Kllokoti ishte themeluar në vitin 2008 me planin e decentralizimit dhe ka afro 3 mijë banorë, të cilët janë të shpërndarë në katër vendbanime, siç janë Gëncari, Mogilla, Vërboci dhe Kllokoti.

Subjektet politike e akuzojnë pushtetin komunal për minimin e zhvillimit urban në mungesë të këtyre planeve ngase ata deklarojnë se për hartimin e tyre nuk ka pasur gatishmëri. Mirëpo, këtë pohim e mohojnë drejtuesit e Komunës, të cilët deklarojnë se ata nuk posedojnë kapacitete për hartimin e planeve të tilla ngase nuk ka profesionistë brenda administratës, të cilët do të punonin në këtë fushë, shkruan sot Koha Ditore.