Arbëri

I akuzuari rrëfen pse hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Vetëvendosjes në Ferizaj

I akuzuari për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e këshillit drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Enver Bajrami, është deklaruar i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet, raporton KTV.

Ai ka thënë se e pranon këtë aktakuzë vetëm si akt formal.

Bajramit i është dhënë afat një muaj që të paraqesë me shkrim kundërshtimin e provave, në të cilën mbështetet aktakuza.

Më 24 shkurt të këtij viti, në mbledhjen e këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, në shenjë revolte për padrejtësitë për të cilat pretendon Bajrami se janë bërë gjatë kësaj mbledhjeje, ka hedhur gaz lotsjellës.

Përderisa shton se këtë e ka bërë për të kundërshtuar zgjedhjet e brendshme, të cilat, sipas tij, ishin të parregullta.

Seanca e radhës për këtë rast do të mbahet pas një muaji.