Në bazën ushtarake në “Villaggio Italia” në Pejë, të enjten, është bërë ndërrimi i komandës së Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) të KFOR-it, me ç’rast koloneli Gianfranco di Marco ia dorëzoi komandën kolonelit Daniele Pisani, shkruan sot Koha Ditore.
Pas gjashtë muajsh shërbim në Kosovë, kontingjenti italian në largim me bazë Regjimentin e 8-të të artilerisë “Pasubio” nën komandën e kolonel Gianfranco di Marco është zëvendësuar nga personeli i Regjimentit të 24-të të artilerisë “Peloritani” nën komandën e kolonelit Daniele Pisani.
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës dhe forcave italiane, në fjalimin e tij përshëndetës, koloneli Di Marco ka kthyer kujtesën në të njëjtën ditë të 20 vjetëve mbrapa kur Regjimenti u vendos në Kosovë në kuadër të operacionit në atë kohë të quajtur “Joint Guardian” për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e popullsisë.
“Shumë nga të njëjtët ushtarë tani janë para nesh. Ata mbajnë mend mirë ato kohë, vështirësitë dhe sakrificat që duhej të bënin për të rivendosur stabilitetin në këto vende. Për këtë arsye, për ne artiljerët e Regjimentit të 8-të të Artilerisë tokësore, fakti që kemi qenë në shërbim të paqes në Kosovë në këtë moment të veçantë historik, merr një domethënie akoma më të rëndësishme, pasi që më të vërtetë ndihemi pjesë e procesit të stabilizimit të këtij vendi, sot në një fazë shumë të avancuar, por që ende ka nevojë për një prani ushtarake”, tha koloneli Di Marco....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.